Site icon PORTALB

Ja çfarë tha avokati i Ziadin Selës pas mbarimit të seancës së sotme ku u dënuan me burg të akuzuarit (VIDEO)

Pas mbarimit të seancës së sotme të rastit tentativë vrasje ndaj Ziadin Selës ku u shqiptua dënimi për të akuzuarit, qëndrimin e tij e dha avokati i Ziadin Selës, Abedin Abduli, raporton Portalb.mk.

Ai tha se nuk mund të tregojë a janë të kënaqur ose jo nga vendimi për shkak se nuk e ka marrë dokumentin nga gjykata dhe se nuk e dinë se në bazë të çkaje është sjellë vendimi.

“Sot gjykatësja vetëm e lexoi dënimin, ne ende nuk e kemi pranuar aktgjykimin në dorë, duhet ta pranojmë pastaj duhet ta shohim së në çfarë baze e ka arsyetuar dënimin e sotëm. Për këtë, nuk mund të themi se jemi të kënaqur apo jo, atë do e bëjmë pasi ta pranojmë aktgjykimin. Sa i përket zgjerimit të akuzës për personat të tjerë të cilët shihen në incizimin e fundit ku shihet qartë se kryejnë dhunë ndaj dëmtuarit, procedura është në hetime dhe presim nga shtatori të fillojë një procedurë e re edhe për të tjerët. Dënimet për këtë vepër janë prej 5 deri 20 vjet, dhe nuk mund të themi se jemi të kënaqur apo jo pa e parë arsyetimin e gjykatës në lidhje me vendimin”, tha avokati  Ziadin Selës, Abedin Abduli.

Exit mobile version