E trishtueshme, por e vërtetë. Shkrimtari i madh, Gabriel Garcia Markez, ka sëmundjen e Alzajmerit dhe nuk do të shkruajë më në jetën e tij.
Këtë e ka pohuar vetë miku i tij, Plinio Mendoza, në një intervistë që ka dhënë për një gazetë kolumbiane.
“Gabo, madje nuk njeh më as miqtë e tij më të ngushtë”, tha më tej ai në rrëfimin që ka tronditur gjithë dashamirësit e artistit të madh të letrave.
Këta të fundit, janë akoma edhe më të shqetësuar, sepse kanë mësuar se edhe nëna dhe vëllezërit e Markezit të madh, kanë vdekur të gjithë nga sëmundja e Alzajmerit.
I konsideruar si eksponenti më i madh i realizmit magjik në fiction, Markezi, nuk do të përfundojë për fat të keq, as pjesën e dytë të autobiografisë së tij, që kishte nisur, e cila mbante titullin “Vivir”. /Portalb