Site icon PORTALB

Tetovë, ndërroi jetë një person pasi u kap nga lopata e vinçit

Dje rreth orës 16:00 në Spitalin Klinik të Tetovës është dërguar një plak 67-vjeçar me iniciale R.B. me lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës mjekësore të ofruar, me automjetin e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Klinikat e Shkupit. Por, ai nuk mundi t’u mbijetojë lëndimeve që i mori në orën 14:30 nga rënia lopatës së vinçit, transmeton Portalb.mk.

Ai u kap nga lopata e cila u ngrit në lartësi të madhe, aty kishte mjete punimi nga kompania private në Poroj.

Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme kanë kryer ekspertizë në vendngjarje për zbardhje të rastit.

Exit mobile version