Site icon PORTALB

Trump propozon ambasadoren e re në Shqipëri

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka nominuar emrin e Kathleen Ann Kavalec, si ambasadore fuqiplotë në Shqipëri.

Kjo e fundit, nëse merr miratimin nga Senati, pritet të zëvendësojë ambasadorin aktual Donald Lu, të cilit i përfundoi mandati dhe do të largohet nga Tirana, transmeton TCH.

Kathleen Ann Kavalec aktualisht shërben si Zëvendës Ndihmës Sekretare në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe ka mbi tre dekada përvojë si diplomate amerikane.

Më parë ka shërbyer si Drejtoreshë e Zyrës së Punëve Ruse, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-ve në UNESCO në Paris, Zëvendës Koordinatore për Ndihmë në Byronë Evropiane dhe Drejtore për Parandalimin e Konflikteve në Zyrën e Koordinatorit për Rindërtim dhe Stabilizim.

Kavalec flet rrjedhshëm gjuhët frënge, rumune, ukrainase, ruse, spanjolle dhe portugeze, ndërsa ende nuk dihet nëse do të arrijë të flasë shqip me Tiranën.

Exit mobile version