Site icon PORTALB

Burri i Teuta Arifit do të bëhet gjykatës suprem?

Shpend Devaja do të zgjidhet si gjykatës suprem në Gjykatën supreme?

Shpend Devaja do të zgjidhet si gjykatës suprem në Gjykatën supreme?

Nëse gjithçka shkon si duhet dhe nëse merren vesh partnerët e koalicionit VMRO-BDI atëherë burri i zv/kryeministres për çështje evropiane Teuta Arifi, avokati nga Shkupi, Shpend Devaja do të zgjidhet si gjykatës suprem në Gjykatën supreme.

Kështu shkruan e përditshmja Vest, e cila thirret në burime partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim të cilët thonë se në hierarkinë e partisë ekziston disponimi për të përkrahur kandidaturën e Devajës për gjykatës suprem.

Përfaqësues të po të njëjtës parti për Portalb nuk kanë komentuar informatat e tilla duke theksuar se bëhet fjalë për çështje private. /Portalb

Exit mobile version