Site icon PORTALB

Konjufca: Vetëvendosje shumë shpejt do ta padisë presidentin Thaçi

Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Glauk Konjufca në një konferencë për media ka deklaruar se Hashim Thaçi shumë shpejt do të përballet me një padi nga Vetëvendosje.

Konjufca tha se Thaçi nuk është njeri kredibil që të udhëheqë me dialogun me Serbinë, transmeton Telegrafi.

Ai tha se Vetëvendosje shumë shpejt do t’ia bëj një padi presidentit Thaçi për ‘keqpërdorimin’ e politikës së jashtme.

“ Ai nuk ka kompetenca të shkoj atje dhe të bisedoj marrëveshje shtetërore me Serbinë. Dhe shumë shpejt do të përballet me një padi nga VV”, ka thënë ai.

Exit mobile version