Site icon PORTALB

Vasili: Vdekja e shoferit të Xhafajt, Kryeministri bën prokurorin

Petrit Vasili

Vdekja e shoferit të ministrit Fatmir Xhafaj ka shkaktuar debatin e radhës politik në vend.

Së fundmi, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së ka reaguar duke thënë se edhe në këtë rast Kryeministri nxitoi të bëhej prokuror.

“Çfarë sikleti të madh ka kryeministri, që sërish bëhet prokuror”, shkruan Petrit Vasili në facebook.

Sipas tij, “Kryeministri i mbaroi vetë hetimet, dha edhe përfundimet për ngjarjen e rëndë të shoferit të ministrit të Brendeshëm”.

Këtë nxitim të kreut të qeverisë, Vasili e lidh me një siklet që ka Edi Rama.

“Ç’siklet ka kryeministri që nuk flet se si ngjarja ndodhi brenda institucionit të sigurisë më të lartë në vend???

Ky kryeministër i inkriminuar ka shumë siklete të cilat po dalin, por edhe do vazhdojnë….të dalin një nga një”, shkruan Vasili.

Exit mobile version