Në dasmat moderne të çifteve të famshme, por jo vetëm çfarë nuk po shikojmë. Nuset kanë ide nga më të ndryshmet për sa i përket ceremonisë së martesës, por edhe detajeve të ndryshme nga dasma. Modelja e njohur Afërdita Dreshaj dje më 29 qershor i ka dhënë fund beqarisë dhe nga fotot e publikuara në Instagram nusja dhe dhëndri duket se kanë bërë shumë qejf. Afërdita madje ka menduar për të ftuarat vajza, duke jua lehtësuar atyre kërcimin, transmeton Class.
Të gjitha vajzat e dinë që takat e larta nuk janë shumë komode për të kërcyer gjithë natën. Mirëpo, Afërdita ka menduar për to. Kur atmosfera është bërë shumë e zjarrtë, për të ftuarat vajza janë shpërndarë shapka me gisht, në mënyrë që ato të kërcenin sa më shumë dhe pa u lodhur. Një ide gjeniale kjo e Afërditës, apo jo?