Site icon PORTALB

“Story” me muzikë në Instagram

Instagram

Përdoruesit e Instagramit tashmë mund të shtojnë muzikë në “Story”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara.

Nga sot, në menunë e “stickers”, aty ku Instagrami ju lejon që të fusni emoji, GIF dhe vendndodhjen tuaj, mund të zgjidhni edhe muzikë, transmeton Top Channel. 

Kur të shikoni një “Story” që ka muzikë, një “sticker” i vogël do të tregojë titullin e këngës, artistin dhe albumin.

Aktualisht, këtë opsion e kanë vetëm përdoruesit e Instagramit në Australi, Zelandën e Re, Francë, Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së shpejti do të shtohen në listë edhe vende të tjera.

Exit mobile version