Bëhen të ditura ndeshjet e raundit të parë në Wimbledon

Janë bërë të ditura ndeshjet e raundit të parë në turneun e tretë Grand Slam të sezonit, Wimbledon, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi në faqen e internetit të Wimbledonit, bartësi i parë te meshkujt zvicerani Roger Federar në raundin e parë do të përballet me bartësin e 57-të serbin Dushan Lajoviç, ndërsa tenisti numër një në renditjen botërore spanjolli Rafael Nadal do të luajë kundër izraelitit Dudi Sela.

Ndërkaq, ish-tenisti numër një në botë britaniku Andy Murray, i cili prej rreth një viti është jashtë fushave për shkak të lëndimit, për kundërshtar do të ketë francezin Benoit Paire.

Nga ana tjetër, tenistja numër një në renditjen botërore të femrat, rumunja Simona Halep, në raundin e parë do të takohet me bartësen e 101-të japonezen Kurumi Nara.

Ish-tenistja numër një në botë, amerikanja Serena Williams, e cila edhe pse aktualisht radhitet e 183-ta në renditjen botërore do të marrë pjesë si bartëse e 25-të në Wimbledon, do të përballet me holandezen Arantxa Rus.

Tenistja nga Rusia Maria Sharapova, e cila ka rënë në pozitën e 24-t në renditjen botërore, në raundin e parë do të takohet me bashkëkombasen e saj Vitalia Diatchenko.

Turneu do të zhvillohet mes datave 2 dhe 15 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button