Agjencia për migrim e OKB-së e refuzon kandidatin e Trumpit

Agjencia për migrim e Kombeve të Bashkuara e refuzoi kandidatin për udhëheqës, të emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, transmeton REL.

Ky post është mbajtur nga amerikanët qysh në vitin 1951.

Diplomatët që morën pjesë në tri raunde votimi në Organizatën Ndërkombëtare për Migrim u thanë mediave se Ken Isaacs, nga organizata humanitare e krishterë, Samaritan’s Purse, u eliminua dhe se konkursi vazhdon.

Gara tani zhvillohet në mes të Antonio Vitorinos, ish-komisionar i Bashkimit Evropian nga Portugalia, dhe Laura Thompsonit nga Kosta Rika.

Kandidatura e Isaacit u dëmtua nga vendimet e administratës Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të qytetarëve të disa shteteve me shumicë myslimane dhe për ndarjet e familjeve imigrante.

Sipas disa njoftimeve, kandidatura e tij u përball edhe me akuzat për komente anti-myslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button