Site icon PORTALB

Luiza Gega fiton medalje ari në Spanjë (VIDEO)

Luiza Gega

Luiza Gega

Atletja shqiptare Luiza Gega ka fituar medalje ari në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’, në Spanjë. Luiza mori medaljen e parë të artë për Shqipërinë në këtë edicion, duke regjistruar kohën 9’27”73. Ajo e zhvilloi garën në disiplinën 300 metra me pengesa duke lënë pas atleten tuniziane Habiba Ghribi, e cila u rendit e dyta me kohën 9’34’’62,3, transmeton Class.

Luiza Gega është një prej sportisteve më të mira shqiptare dhe kjo nuk është hera e parë që  na bën të ndihemi krenarë. Gjithmonë janë diskutuar kushtet e vështira ku stërviten sportistët shqiptarë, por kjo gjë nuk i pengon ata të korrin suksese kudo.

Exit mobile version