Site icon PORTALB

Jankullovska dy muaj pas lindjes duhet të paraqitet në seancë gjyqësore

Gordana Jankulloska

Gordana Jankullovska

Me 29 gusht, ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska do të duhet të paraqitet në Gjykatën Penale sepse në atë datë ka të caktuar seancë gjyqësore për rastin “Tank”, transmeton Portalb.mk.

Sot, gjykatësja Dobrilla Kacarska e shtyu seancën për shkak se Gordana Jankullovska ka lindur fëmijën e saj dhe nuk ka pasur mundësi të merr pjesë në seancë, ndërsa avokatja e saj, Sanja Aleksiq si dëshmi dorëzoi dokumentacionin mjekësor.

Ndryshe, procedura gjyqësore për rastin “Tank” është veçuar për Gordana Jankullovsën për shkak se ka pasur shtatzëni të rrezikshme. Rasti “Tank” ka të bëjë me furnizimin e mercedesit luksoz prej 580.000 eurove, aktvendim në këtë rast është shpallur për ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski dhe ish-ndihmësministrin e MBP, Gjoko Popovski.

Exit mobile version