Site icon PORTALB

Mas: Gjermania do të lobojë aktivisht për Maqedoninë te Franca dhe Holanda

Hajko Mas

Hajko Mas

Shefi i diplomacisë gjermane, Hajko Mas, e ka përshëndetur vendimin e BE-së për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe kërkoi nga të dyja vendet që atë ta kuptojnë nxitje për vazhdim të reformave, njofton Portalb.mk.

“Bashkimi Evropian këtë javë sjelli vendim të rëndësishëm: nga 2019-ta do të munden të fillojnë bisedimet për anëtarësimin e IRJ Maqedonisë dhe Shqipërisë. Shumë jemi përkushtuar për këtë sinjal udhëzues, me të cilin u jepet pranim për përpjekjet reformuese të viteteve të fundit. Procesi negociues në Bruksel nuk është i lehtë, por gëzohemi që në fund u mundësua kompromisi i 28 vendeve anëtare të BE-së. Apeloj deri te të gjithë politikanët në Shkup dhe Tiranë që këtë sukses ta kuptojnë si nxitje për angazhim dhe vazhdim të reformave. Gjermania edhe më tej do të vazhdojë plotësisht t’i përkrahë”, thotë Mas në një deklaratë për “Dojçe Vele”.

Ministri gjerman për Punë të Jashtme edhe në takimet që i ka pasur në mesin e këtij muaji me shefin e diplomacisë, Nikolla Dimitrov, ka premtuar se Gjermania do të lobojë aktivisht në Francë, Holandë dhe vende tjera të BE-së që Maqedonia të marrë datë për fillimin e bisedimeve.

“Ne popullatës së Maqedonisë duhet t’i dërgojnë sinjal të rëndësishëm se ia vlen të ndiqet perspektiva evropiane”, tha Mas, në Berlin pas takimit me Dimitrovin.

Exit mobile version