Site icon PORTALB

Është djegur një shtëpi në Tetovë

Zjarr, Foto ilustrim

Foto ilustrim

Mbrëmë rreth orës 11 e 20, në shtëpinë e 34-vjeçarit N.S. në rrugën “108” në Tetovë ka shpërthyer zjarr, transmeton Portalb.mk.

Zjarri së pari herë ka shpërthyer në dhomën e fëmijëve dhe pastaj menjëherë është përhapur edhe në dhomën e ndenjes ku janë djegur mobiljet dhe gjërat e vendosura. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa për një kohë të shkurtër është shuar.

Pas ekspertizës së bërë, është konfirmuar se dëmi material që është bërë kushton 900 mijë denarë.

Exit mobile version