Site icon PORTALB

Shilegov: S’ka kompromis me shitësit ilegal, nuk mund të shiten pemë dhe perime prej kamionëve

Petre Shilegov

Petre Shilegov

Nuk do të bëhet asnjë lloj kompromisi me shitësit ilegal dhe ata që pemët dhe perimet dëshirojnë të shesin direkt nga kamionët e tyre. Kështu ka paralajmëruar kreu i Shkupit, Petre Shilegov duke shtuar se kjo dukuri po shkatërron pamjen e qytetit dhe njëkohësisht po rrezikon shëndetin dhe higjienën e qytetarëve, njofton Alsat M.

Shilegov paralajmëroi personat e kategorisë sociale nga territori i Shkupit që merren me bujqësi se prodhimet e tyre do të mund t’i shesin në tezga falas brenda në pazar të cilat do t’i sigurojnë përmes SH. A “Skopski Pazar”.

Exit mobile version