Site icon PORTALB

Edhe pse ndodhet në Greqi, Goran Grujovski do të gjykohet në rastin “Arka”

Goran Grujovski

Goran Grujovski

Pas katër muajve të shtyrjeve të seancave të kaluara, sot filloi gjykimi për rastin “Arka”. I akuzuari, ish-shefi i DSK-së, Goran Grujovski do të gjykohet në mungesë, transmeton Portalb.mk.

Në bankën e të akuzuarve janë edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov së bashku me Nebojsha Stajkoviq dhe me ish-shefin e kabinetit të tij, Toni Jakimovskin.

Këshilli gjyqësor, të cilin e udhëheq Xheneta Bektoviq vendosi të mos e presë njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Grujovskit.

Në rastin “Arka”, Prokuroria Speciale i akuzon tre ish funksionarë të DSK-së dhe një të MPB-së për shpërdorim të mbi 860 mijë eurove, për furnizimin e pajisjes për përgjim. PSP vlerëson se të dyshuarit kanë shpërdoruar para të shtetit për pasurim personal nëpërmjet disa marrëveshjeve dhe anekseve për furnizimin e pajisjes për spiunim dhe mirëmbajtjen e tyre.

“ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Exit mobile version