Site icon PORTALB

Shpërthim në një fabrikë në Berovë, katër të plagosur

Shpërthimi në fabrikën e Berovës

Shpërthimi në fabrikën e Berovës

Katër punonjës pësuan lëndime të rënda nga shpërthimi në një rezervuar të mbushur me naftë, që ndodhi mbrëmë për shkak të moskujdesit të tyre në afërsi të fabrikës për prodhimin e trakës ngjitëse “Ul-Mak” në Koçanë.

Dy të punësuarit të cilët u lënduan janë punonjës të një ndërmarrjeje nga Shkupi. Ana ishin të angazhuar për pastrimin e rezervuarit me benzinë, ndërsa dy të tjerët të cilët po i ndihmonin, janë banorë të Berovës. Dy të parët kanë pësuar lëndime më të rënda, gjegjësisht  djegie të shkallës së tretë dhe janë bartur në Qendrën klinike të Shkupit.

Hetimi ka vërtetuar se shpërthimi ka ndodhur kur punonjësit janë munduar ta hapin pusetën ku kanë qenë të vendosura rezervuarët. Ata nuk e kanë siguruar hapësirën përreth, si pasojë e së cilës ka ardhur deri te kontakti i naftës me një aparat elektrik./Portalb

Exit mobile version