Site icon PORTALB

Kina lançon satelitë “binjakë” në orbitë

Ilustrim

Kina lançoi dy satelitë në orbitë të pajisur me teknologji të re, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve Xinhua njoftoi se satelitët “binjakë” të cilët do të zhvillojnë komunikime dhe teste të reja mes satelitëve, janë dërguar në hapësirë me raketën Long March – 2C.

Theksohet se ky është misioni i 278-të me serinë e raketës Long March.

Exit mobile version