Site icon PORTALB

Ambasadori Garet në takim lamtumire me ministrin Dimitrov

Dimitrov - Garet

Dimitrov - Garet

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, sot e ka pranuar në takim lamtumire ambasadorin e Britanisë së Madhe të Republikës së Maqedonisë, Çarls Garet, njofton Portalb.mk.

Dimitrov e ka theksuar rolin e rëndësishëm të ambasadorit në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe. Gjithashtu, ai ka e ka  përmendur edhe përkushtimin e tij profesional dhe personal në avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, prej çështjeve të rëndësishme politike siç janë integrimi në BE dhe NATO, por edhe në mbështetjen e reformave në administratën e Maqedonisë, arsimin, sistemin gjyqësor, demokracinë, kohezionit social dhe reformat në sistemin e sigurisë.

Në takim, Dimitrov, i dhuroi mirënjohje ambasadorit Garet për punën e tij të palodhshme në promovimin e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Britanisë së Madhe.

Exit mobile version