Site icon PORTALB

Drejtori i NPK-së, Xhelal Ceka u ik përgjigjeve pse në Tetovë ka restrikcion të ujit

Drejtori i NPK - Tetovë, Xhelal Ceka

Drejtori i NPK - Tetovë, Xhelal Ceka

Si çdo ditë edhe sot, përpos festës së Bajramit, në pjesën qendrore të Tetovës, banorët ballafaqohen me restrikcion të ujit të pijshëm, posaçërisht në orët e mëngjesit (nga 9 deri në 11).
Edhe pse i kontaktuar disa herë, drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”, Xhelal Ceka refuzon të përgjigjet në pyetjeve të redaksisë së Portalb.mk.

LEXO: Sërish banesat në qendër të Tetovës kanë mungesë uji
LEXO: Tetovë, banorët akuzojnë Komunën se gënjen për ujin e pijshëm

Edhe pse komuna dhe vet kryetarja e komunës Teuta Arifi premtuan transparencë, ata shkelin mbi premtimet e dhëna qytetarëve.

Skandalet në këtë komunë nuk kanë të ndalur, të hënën në seancë të komunës u shkarkua drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parkingjet e qytetit – Tetovë” sepse ka abuzuar me paratë e këtij institucioni.

Komuna padyshim duhet të diskutojë edhe për papërgjegjësinë e Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova-Tetovë”.

Në intervistën më të fundit të  Portalb.mk dhe Vertetmates.mk, kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi premtoi se do të të ndryshojnë gypat e ujësjellësit për dy vite. Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj.

LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës

Exit mobile version