Site icon PORTALB

Aksident trafiku në Maqedoni: 2 emigrantë humbin jetën, 17 lëndohen, shoferi ik nga vendi i ngjarjes

Katër të vdekur, mes tyre dy fëmijë në aksidentin afër Kërçovës

Foto arkiv

Dy persona kanë humbur jetën dhe 17 janë lënduar në një aksident komunikacioni që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën magjistrale Radovish-Shtip, në afërsi të minierës “Buçim”, njofton, Portalb.mk.

Deri te aksidenti ka ardhur kur automjeti transportues i tipit “Iveko” ka goditur në gardhin e hekur nga ura. Në veturë janë transportuar emigrantë nga Bangladeshi dhe Shri Lanka, ndërkaq vozitësi ka ikur nga vendi i ngjarjes, kumtoi SPB Strumicë.

Komunikacioni është normalizuar për vetura, ndërkaq për automjetet transportuese dhe autobusët ende është i bllokuar.

Exit mobile version