Site icon PORTALB

Sofje, Komisioni Evropian nis Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor

Komisioni Evropjan

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian sot në Sofje prezantoi “agjendën digjitale” për Ballkanin Perëndimor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në Asamblenë e sotme Digjitale 2018, e cila mbahet në Sofje të Bullgarisë, Komisioni Evropian dhe gjashtë partnerët e saj, nga Ballkani Perëndimor, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia, së bashku lançuan Agjendën Digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Programi synon të mbështesë tranzicionin e rajonit drejtë ekonomisë digjitale, ndërsa avantazhet dhe përfitimet e transformimit digjital për qytetarët do të jenë rritja më e shpejtë ekonomike, më shumë vende pune dhe shërbime më të mira.

“Qëllimi i kësaj ngjarjeje është që qytetarët e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë plotësisht nga transformimet e shpejta dhe të pashmangshme digjitale”, tha Marija Gabriel, komisionere për Ekonomi dhe Shoqëri Digjitale.

Agjenda Digjitale i dedikohet vendeve pjesëmarrëse që të investojnë në lidhjen ndër vete, të rrisin sigurinë kibernetike, të avancojnë ekonominë digjitale dhe të përkrahin inovacionet.

Agjenda Digjitale bazohet në samitin joformal BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt më 17 maj në Sofje.

Exit mobile version