Site icon PORTALB

Kërçovë, termocentrali shkakton ndotje serioze dhe probleme shëndetësore për banorët

Termocentrali i Osllomesë

Termocentrali i Osllomesë

Qielli mbi Kërçovë dhe vendbanimet përreth ishte i mbuluar me tym të zi dhe aromë tërrbuese që vinte nga termocentrali “Oslomej”. Banorët e Kërçovës shprehen se përveç që druajnë për shëndetin dhe të ardhmen e qytetit, gjithashtu edhe shteti shumë pak kujdeset për tejkalimin e këtij problemi serioz. Kërçovarët çështjen “Oslomej” e krahasojnë me Jugohromin e Tetovës, njofton Alsat-M.

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari për Alsat shprehet se duhet angazhim më i madh nga kompetentët në elektranë.

Ai në një intervistë për Portalb.mk premtoi se do të zgjidhë këtë problem.

 

Exit mobile version