Brazili ka fituar me shumë vështirësi ndaj Kosta Rikës pas golave që u realizuan në minutat shtesë të takimit.
Ishte Philippe Coutinho që realizoi golin e parë në minutën e 91 ndërsa Neymari realizoi në minutën e 96, transmeton Koha.net.
Në këtë takim gjyqtari anuloi një penalti përmes teknologjisë VAR, pak minuta pasi e akordoi atë me arsyetimin se Neymari ishte tërhequr për fanelle.
Kjo është fitorja e parë e Brazilit në Botëror pasi në ndeshjen kundër Zvicrës barazoi 1 me 1.
Me këto tre pikë Brazili është në pozitën e parë të grupit E me katër pikë.
Gjyqtari me VAR anulon penaltinë e Brazilit
Gjyqtari Bjorn Kuipers ka anuluar një penalti për Brazilit përmes teknologjisë VAR.
Kuipers fillimisht akordoi penalti pasi kishte pretendime se Neymari është tërhequr për fanelle nga një mbrojtës i Kosta Rikës, por pas konsultimeve me gjyqtarët për teknologjinë VAR ai anuloi penaltinë.