Site icon PORTALB

Haradinaj: Hamza nuk po kallëzon burrni që nuk po e merr pagën me rritje

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se Ministri i Financave, Bedri Hamza, nuk po tregon burrëri që nuk po e merr pagën me rritje, njofton Klan Kosova.

Haradinaj po ashtu ka bërë të ditur se vendimi për rritjen e pagave është i përkohshëm pasi që sipas tij, së shpejti do të bëhet ligji për pagat, dhe kështu do të bëhet nivelizimi i tyre.

Këto komente të kryeministrit vijnë pasi që Hamza e kishte kontaktuar Thesarin e Shtetit, nga të cilët kishte kërkuar që të mos i dilte rroga me rritje.

Hamza e ka mbështetur këtë vendim me arsyen se do që t’iu rrijë prapa parimeve të tij, pasi që ai e kishte kundërshtuar rritjen e pagave për zyrtarët qeveritarë, duke thënë se kjo e dëmton buxhetin.

Exit mobile version