Site icon PORTALB

J-Lo s’e ka ndërmend të fejohet

Jennifer Lopez dhe Casper Smart

Jennifer Lopez dhe Casper Smart

Nuk ka plane për fejesë mes Jennifer Lopez dhe të dashurit të saj të ri balerinit Casper Smart.
Këtë fakt e konfirmon vetë këngëtarja e cila hedh poshtë zërat të cilat i donin me patjetër në altar ku ajo mban një unazë të çmuar.

“Thashetheme, mos u gënjeni nga gurët e çmuar që unë kam, nuk ka fejesë”, u shpreh këngëtarja.

Këngëtarja 42 vjeçare e cila është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj Marc Anthony korrikun e shkuar, bëri daljen e parë të saj në publik me balerinin 25 vjeçar në vjeshtë./Portalb

Exit mobile version