Shefat i diplomacive të Shqipërisë dhe Greqisë, Dimitar Bushati dhe Nikos Koxias janë para harmonizimit të marrëveshjes përfundimtare mes Greqisë dhe Shqipërisë, ky është raportimi i mediave greke ditën e sotme.
Sipas mediave greke ministrat e jashtëm të dy vendeve, Ditmir Bushati dhe Nikos Koxias kanë mbyllur marrëveshjen për detin.
Ndërsa thuhet se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministri grek Aleksis Cipras pritet të takohen më 28 dhe 29 qershor.
Nëse gjithçka shkon sipas planit pakti do të nënshkruhet në samitin e BE më 28 dhe 29 qershor.
Në marrëveshje nuk përfshihet çështja çame, por vetëm heqja e ligjit të luftës nga Greqia, ndarja e hapësirës detare, çështja e pronës dhe të gjitha çështjet tjera të hapura mes Greqisë dhe Shqipërisë.