Site icon PORTALB

Vetë paraqitet në Shutkë, Mitre Pitropovski i kërkuar me flet-arrest për dhunën në Kuvend

Dhuna nëKuvend- 27 prill

Dhuna në Kuvend- 27 prill

Mitre Pitropovski, i kërkuar me flet-arrest për kërcenim terroristik të rendit kushtetues më 27 prill të vitit të kaluar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, vet është paraqitur në Shutkë, transmeton Portalb.mk.

Për të, si dhe për të tjerët që ishin në arrati, gjykatësi i procedurës paraprake ka përcaktuar masë paraburgimi prej 30 ditësh. Pitropovski tashmë është në qelinë në burgun hetues, konfirmojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Para dhjetë ditëve është dorëzuar Aleksander Vasilevski – Ninxha, ndërsa disa muaj para tij është paraqitur edhe Nikolla Mitrevski –Kolo, të akuzuar për vepër penale të njëjtë.

Exit mobile version