Ende nuk dihen arsyet se si është shkaktuar zjarri në shtëpinë në Veles ku kanë humbur jetën tre vajza të moshës 1,2 dhe 4 vjeçare, njofton Portalb.mk.
Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se Komuna në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale do ta organizojë varrimin e tyre.
Prej atje thonë se, prindërit e fëmijëve janë shfrytëzues të ndihmës sociale.
Zjarri me përfundim tragjik ka ndodhur dje në shtëpinë në rrugën “Dare Xhambaz”. Sipas njohurive fillestare të prokurorit publik, prindërit i kanë mbyllur fëmijët dhe kanë shkuar në shitore. Gjatë asaj kohe, tani për tani, për arsye të panjohura është shkaktuar zjarr dhe për shkurt kohë e ka përfshirë tërë shtëpinë, në të cilën nuk ka pasur rrymë as ujë.
Nga Prokuroria kumtojnë se do të kryhet kontroll i gjurmëve të marra nga vendi që të konstatohen arsyet për shkaktimin e zjarrit.
“Prokurori publik i ka ndërmarrë veprimet përkatëse për pastrimin e rrethanave dhe për konstatimin e përgjegjësisë eventuale”, thonë nga Prokuroria e Velesit.