Ndërroi jetë profesori Vullnet Palloshi nga Tetova

Sot ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare profesori universitar i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara në Universitetin e Tetovës, Vullnet Palloshi. Familjarët kanë informuar për lajmin duke bërë të ditur se varrimi i tij do të bëhet nesër pasdite në varrezat e qytetit të Tetovës.