Site icon PORTALB

Kundërspin: Dinjiteti që moti është vënë në dyshim nga politikanët e korruptuar

Ivanovi ka të drejtë të vlerësojë kualitetin e një marrëveshjeje, por nuk ka të drejtë të bëj spinime në emër të patriotizmit dhe dinjitetit, dhe të mos i informojë më parë qytetarët se kush në të vërtetë jua ka marr dinjitetin në 25-27 vitet e fundit dhe mos është kjo diçka “që hahet me bukë”, e paketuar me letër edhe Kushtetutë, ose, përsëri, dinjiteti është jeta reale e qytetarëve…

Shkruan: Teofil Bllazhevski

Kryetari Gjorgje Ivanov ju drejtua qytetarëve në lidhje me marrëveshjen e arrirë me Greqinë rreth dallimeve për emrin e Republikës së Maqedonisë, me çka, duke e konsideruar si të dëmshme bën spinim:

Spin: A është patriotizëm të ndryshohet preambula dhe të fshihet kontinuiteti shtetëror-juridik i Republikës së Maqedonisë, Republika e Krushevës dhe ASNOM-i? A është patriotizëm fshirja e nenit të Kushtetutës për mbrojtjen pakicës maqedonasve në vendet fqinje? A është dinjitoze që të informohen të gjithë anëtarët e Kombeve të Bashkuara se keni ndryshuar emrin kushtetues? A është dinjitoze të pranoni kërkesat greke dhe ultimatume?  

[BurimiKabineti i Presidentit të RM – dalja e tij, data: 13.06.2018]

Kundërspin: Presidenti i RM-së, Gjorge Ivanov, ka të drejtë të dal me vlerësim për gjithçka në vend, përfshirë këtu edhe marrëveshjen ndërkombëtare të kalibrit të rëndë, si është ajo e arritur me Shkupit dhe Athinës, por, nuk ka të drejtë që gjatë vlerësimit të shtrembërojë të vërtetën dhe të spinojë. Dhe pikërisht këtë e bëri kur ju drejtuar opinionit në lidhje me këtë dokumente, duke shtrembëruar të vërtetën dhe duke luajtur me kartën emotive me bashkëqytetarët e vet, duke thirrur para së gjithash, në emër të patriotizmit dhe dinjitetit. A është e mirë apo e keqe marrëveshja shoqëria greke dhe maqedonase do ta tregojnë. Me siguri do të nënshkruhet, më Maqedoni do të ketë referendum, dhe fati i saj më tutje do të varet prej asaj se a do të zbatohet a jo. Vet akti, që të mos nënshkruhet, por të negociohet me vendin fqinj rreth pretendimeve absurde se emri është trashëguar me shekuj është irredentiste, jodinjitoze. Por, duke u nisur prej këtu, prej atij momenti ose prej viteve të hershme të pavarësisë së RM-së, duhet që opinionit t’i sqarohet se çfarë është nuk është dinjitoze ose akt jo patriotik që të mund i njëjti opinion të kuptojë këtë gjeneratë të politikanëve në qeveri, të udhëhequr nga Zoran Zaev dhe Nikolla Dimitrov, ka arritur atë që kanë arritur dhe kanë zgjidhur një çështje dhe një konflikt.

PRESIDENT, ÇFARË ËSHTË DINJITOZE DHE PATRIOTIZËM? 

Ivanov, kur flet se me marrëveshje është humbur dinjiteti dhe patriotizmi duket që në mendje të ketë këtë në vazhdim:

A HAHET DINJITETI ME BUKË? 

Siç mund të shihet prej shembujve të dhënë më lartë, pothuasje të gjithë të dëshmuara edhe me fakte, politikanët e korruptuar të elitës politike maqedonase dhe shqiptare që kanë qenë në qeveri prej vitit 1991 deri në vitin 2017, shumë kohë më parë “kanë fshirë dyshemenë” me dinjitetin dhe patriotizmin në Maqedoni. Gjorge Ivanov shumë mirë e di këtë, dhe me një pjesë të asaj elite politike është edhe bashkudhëtar, ish-partiak dhe mik. Gjorge Ivanov, po ashtu, është i informuar saktësisht se në çfarë gjendet është Republika e Maqedonisë sot – me shëndetësi të dobët dhe të korruptuar, arsim me efikasitet të dobët dhe të rrezikuar prej ku dalin fëmijë gjysmë analfabet, me shembuj të shumtë për mosrespektim të të drejtave themelore të njeriut, siç është, për shembull, e drejta për gjykim të drejtë, me mosrespektimin e të drejtës për jetë për shkak të mosfunksionimit të institucioneve dhe sistemeve për mbrojtje sociale. Ivanov e di shumë mirë se rreth 100 mijë maqedonas kanë marr pasaporta bullgare që të shpëtojnë prej varfërisë dhe të kërkojnë ekzistencë diku në BE, po ashtu e di se vendin në kërkim të punës e kanë lëshuar rreth 400 – 600 mijë qytetarë…Prej këtu, Ivanov ka të drejtë të vlerësojë cilësinë e ndonjë marrëveshje, por nuk ka të drejtë që të spinojë në emër të patriotizmit dhe të dinjitetit, dhe të mos i informojë qytetarët se kish më par jua ka marr dinjitetin në 25-27 vitet e kaluara dhe se a është diçka që “ngjyhet me bukë”, paketohet në letër, mos edhe Kushtetutë, ose jeta reale e qytetarëve?

Burimi: Vërtetmatësi 

Exit mobile version