Site icon PORTALB

Rushidi: ASH-ja është “për” ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë

Surija Rashidi, deputet i LR-PDSH-së (Aleanca për Shqiptarët)

Surija Rashidi, deputet i LR-PDSH-së (Aleanca për Shqiptarët)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushidi e ka përshëndetur miratimin e marrëveshjes për emrin nga Qeveria e Maqedonisë dhe njëkohësisht ka njoftuar se dy votat e ASH-së do të shkojnë “për” marrëveshjen, raporton Portalb.mk

“Ne si deputet të ASH-së do të votojmë “për” ratifikimin e marrëveshjes për emrin. Dhe gjithashtu bëjmë thirrje për dalje në referendum”, tha Rushidi nga Qendra Informuese e Kuvendit të Maqedonisë.

Përndryshe, kjo deklaratë e Rushidit vjen pasi që sot Qeveria e Maqedonisë, në seancë miratoi propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë.

http://portalb.mk/534854-qeveria-e-maqedonise-e-aprovoi-marreveshjen-per-emrin-radhen-e-kane-deputetet/

Të rëndësishme para nënshkrimit të marrëveshjes:

Exit mobile version