Site icon PORTALB

Cipras dhe Han edhe në tuiter mbështesin kryeministrin Zaev

“Familja evropiane nuk njeh mure. Jemi krenar për marrëveshjen tonë. Jemi krenar që u bashkuam rreth zgjidhjes së problemit i cili na ndau, dhe zgjodhëm zgjidhje që na bashkon. Tash, dhe le të jetë ashtu gjithmonë”, ka shkruajtur kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në tuiter pas momentit historik ku u nënshkrua marrëveshja Maqedoni – Greqi, transmeton Portalb.mk.

Megjithatë, ajo çfarë ka rënë në sy, ishte se shkrimin e Zaevit në tuiter e ka pëlqyer homologu i tij nga Greqia Aleksis Cipras dhe eurokomesari, Johanes Han, shenjë se përkrahja nuk është vetëm në raporte diplomatike, por edhe në rrjete sociale.

Exit mobile version