Megjithëse nuk ishte i pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes Maqedoni – Greqi, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, të njëjtën zgjodhi ta përshëndesë nëpërmjet rrjeteve social fejsbuk dhe tuiter, njofton Portalb.mk.
Shkrimi në fesjbuk Ahmeti e ka bërë në gjuhën shqipe, dhe në të thuhet:
“Mirëpres firmosjen e sotme të marrëveshjes së shumëpritur që po realizon ëndrrën tonë për një Maqedoni të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Ne kemi punuar shumë gjatë dhe me shumë përkushtim për të ardhë deri te kjo ditë kur do të rreshtohemi në anën e duhur të historisë. Urime të gjithëve dhe ju siguroj që kjo ishte vendimi i duhur për të ardhmën e përbashkët dhe për më të mirën e mundshme për të gjithë qytetarët”, shkruan Ahmeti në rrjetin social fejsbuk, transmeton Portalb.mk.
Ndërkohë që shkrimin në tuiter e ka shkruajtur vetëm në gjuhën angleze, ndërkohë që përmbajtja është e njëjtë.
I welcome the signing of the long awaited agreement that makes our dream come true a ?? fully integrated in NATO and EU.We have been working hard 4 so long 2 come 2 this day & 2 line up on the right side of history.Congratulations 2 all & rest assure it was the right thing 2 do
— Ali Ahmeti (@AliAhmeti) June 17, 2018