Site icon PORTALB

Lideri i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos: Angazhohemi të mos ratifikohet marrëveshja me Maqedoninë

Panos Kamenos

Panos Kamenos

Përkrahje të qartë për Qeverinë në prag të votimit të mosbesimit, por edhe mesazh të qartë kundër marrëveshjes me Maqedoninë dërgoi lideri i Grekëve të Pavarur dhe ministër i Mbrojtjes, Panos Kamenos përmes profilit të tij në Tuiter.

Siç raportoi korespondentja e MIA-s nga Athina, partneri i koalicionit në qeveri porositi se Grekët e Pavarur angazhohen që marrëveshja të mos ratifikohet në Kuvendin grek dhe sqaroi se votimi i sotëm nuk lidhet me çështjen e emrit.

“Për t’i dhënë fund propagandës për Maqedoninë, votohet për t’i dhënë fund memorandumeve dhe luftës kundër korrupsionit. Asnjë marrëveshje nuk është në fuqi, edhe nëse firmoset, nëse nuk ratifikohet, siç shkruan në nenin e fundit. Ne Grekët e Pavarur, angazhohemi të mos ratifikohet”, shkroi Kamenos në Tuiter, shkurt para orës dy pas mesnate.

Exit mobile version