Site icon PORTALB

Partia Popullore Evropiane (EPP): Moment i rëndësishëm për Shkupin, të gjithë të jen produktiv

Partia EPP

Partia Popullore Evropiane (EPP) ju bëri thirrje të gjitha palëve të involvuara në procesin për emrin të tregojnë konstruktivitet.

“E përshëndesim marrëveshjen e arritur midis dy qeverive në Athinë dhe në Shkup, e cila punon në gjetjen e zgjidhjeve për kontestin e gjatë bilateral”, thuhet në kumtesë.

EPP shpreson se procesi i zbatimit do të zhvillohet pa pengesa prej të dyja palëve me çka do të hapet rruga për hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe mundësia për fillimin e negociatave me BE-në.

“Ky është moment i rëndësishëm për Shkupin dhe besojmë se të gjitha partitë politike duhet të synojnë drejt sjelljes pozitive dhe konstruktive për ndërtimin e së ardhmes evropiane të vendit”, theksojnë demokristianët evropianë.

EPP ishte e vetmja parti politike evropiane e cila parimisht nuk e përshëndeti marrëveshjen për emrin, duke e pasur parasysh atë se partitë opozitare të të dyja palëve janë anëtare të këtij grupi politik evropian dhe janë kundër marrëveshjes.

Burime të MIA-s porositën se në grup megjithatë është folur pas dyerve të mbyllura. Ky është reagimi i parë zyrtar nga e djathta evropiane.

Exit mobile version