Ronaldo theu disa rekorde me het-trikun ndaj Spanjës

Ronaldo i ka thyer tri rekorde me tri golat e tij në barazimin e Portugalisë 3 me 3 kundër Spanjës.
Cristiano shënoi het-trik ndaj Spanjës në ndeshjen e parë të Portugalisë në Grupin B në Botërorin Rusia 2018. Së pari e fitoi vetë një penallti, të cilën e konvertoi në gol. Goli i tij i dytë ishte dhuratë nga David de Gea, i cili topin e goditur fort nga ai e shtyu brenda vijës së fundit. I treti ishte goditje dënimi magjike që përfundoi në këndin e lartë, duke e lënë De Gean të shtangur, transmeton Gazeta Express.

Ronaldo i bashkohet Miroslav Kloses, Uwe Seeler dhe Peles si katër lojtarët e vetëm që kanë shënuar gol në katër Kupa të ndryshe të Botës.

Po ashtu, ai është bërë lojtari më i vjetër që shënon het-trik në histori të Kupës së Botës, si 33-vjeçar e 131 ditë.

Ronaldo e ka barazuar edhe legjendën Ferenc Puskas në vendin e dytë për më së shumti gola ndërkombëtare me Kombëtaren, 84 secili. Ali Daei i Iranit është i pari me 109 gola

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button