Të dielën nënshkruhet marrëveshja Maqedoni – Greqi

Ministrat e punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias të dielën në rajonin e Prespës do ta nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë për emrin dhe për parneritetin strategjik mes dy vendeve, kumtoi sot pres-qendra e Qeverisë.

Në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë edhe kryemninistrat e dy vendeve, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Takimi, siç informojnë nga pres qendra e qeverisë, është ndarë në dy pjesë, dhe atë i pari në Republikën e Greqisë (nënshkrim) dhe i dyti në Republikën e Maqedonisë (takim dhe drekë e përbashkët).

Lokacionet e sakta dhe koha e realizimit të aktiviteteve të parapara në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të kumtohen në mënyrë shtesë.

Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi parasheh ndryshim të emrit nëpërmjet ndryshimit të Kushtetutës së Maqedonisë, nga Republika e Maqedonisë, në Republika e Maqedonisë së Veriut – përdorim të përgjithshëm. Marrëveshja nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Marrëveshja do të nënshkruhet të dielën, në Prespë dhe pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, më së voni deri të mërkurën.

Për marrëveshjen Maqedoni – Greqi:

Kocias fillon të përdor emrin ‘Maqedonia e Veriut’

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button