Site icon PORTALB

Regjimi i Asadit vret civilët edhe në Bajram

Siri

Siri, foto arkivi

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën ndërsa 4 të tjerë janë plagosur si pasojë sulmit të regjimit të Bashar Al-Asadit në Siri ndaj civilëve që ishin duke vizituar varrezat pas namazit të Bajramit në qytezën Latemne që gjendet brenda kufijve të “zonës së deeskalimit të Idlibit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i Mbrojtjes Civilë të Hama, Ahmed Nevruzi, në deklaratën për AA, tha se forcat e regjimit të Asadit kanë kryer sulm me raketë ndaj civilëve që ishin duke vizituar varrezat pas namazit të Bajramit, në qytezën Latemne të provincës Hama.

“Në sulmin në mëngjesin e Bajramit ndaj qytezës Latemne brenda zonës së deeskalimit të Idlibit, kanë humbur jetën 2 civilë, ndërsa 4 të tjerë janë plagosur”, tha Nevruzi.

Idlibi, nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë dhe grupeve të armatosura kundër regjimit në pjesën veriperëndimore të Sirisë, u shpall “zonë e deeskalimit” në takimin e mbajtur më 4-5 maj 2017 në Astana. Pavarësisht kësaj, regjimi sirian dhe Rusia vazhdojnë të ndërmarrin sulme ajrore në rajon.

Exit mobile version