Site icon PORTALB

Shkup, edhe sonte protestë për marrëveshjen për emrin

Protesta/ ilustrim

Përpara Kuvendit të Maqedonisë, sot për të dytën ditë është protestuar për marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për ndryshimin e emrit, njofton Portalb.mk.

Protestuesit kërkojnë që të ndalohen të gjitha aktivitetet për ndryshim të emrit dhe Kushtetutës, që sipas tyre është i dëmshëm për shtetin. Disa prej tyre kanë kënduar këngë patriotike dhe i kanë dhënë mbështetje presidentit Gjorge Ivanov, i cili nuk e nënshkruan marrëveshjen.

Gjatë protestave të djeshme u arrestuan 10 persona, pasi që e kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, gjegjësisht kanë sulmuar dhe forcat policore.

Gjithashtu, gjatë protestës së djeshme, protestuesit kanë bërë thirrje nacionaliste, gjegjësisht kanë ofenduar shqiptarët, edhe pse problemi i tyre është me Greqinë. Megjithatë, Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë ndërmarrë asnjë aktivitet për të ngritur paraqitje penale për personat në fjalë.

Exit mobile version