Haradinaj: Me serbët në Qeveri kemi probleme dhe vështirësi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit, deklaroi se koalicioni qeveritar ka probleme me partinë e serbëve, e cila participon në Qeveri, Lista Serbe dhe se marrëdhëniet me të janë “vështirësuar”, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

“Tani jemi në marrëdhënie më të komplikuara me Listën Serbe. Natyra e marrëdhënieve në koalicion është vështirësuar dhe kjo ka filluar me anëtarësimin e (drejtorit të zyrës për Kosovën pranë Qeverisë serbe), Marko Gjuriq në Kosovë. Megjithatë, ju njoftoj se Ministria e Bujqësisë funksionin për çka me njoftojnë zëvendësministrat”, deklaroi Haradinaj.

Këto deklarata kryeministri i Kosovës i dha në kuadër të interpelancës në Parlament për punën joligjore dhe konfliktin e interesave të ministrit të Bujqësisë nga radhët e Listës Serbe, Nenad Rikalo të parashtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Vetëvendjsa (VV).

Haradinaj u përqendrua edhe në situatën në pjesën veriore të Kosovës, të populluar kryesisht me popullatë serbe, për të cilën tha se është nën ndikim të Beogradit zyrtar, i cili “vazhdimisht përpiqet t’i bindë banorët e atjeshëm se kjo është tokë e Serbisë, e jo e Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button