Site icon PORTALB

UNT ka shkelur ligjin, ka zgjedhur rektorin pa konkurs publik

Aziz Pollozhani

Aziz Pollozhani

Alsat-m ka mësuar se Aziz Pollozhani nuk është zgjedhur në krye të UNT-së me konkurs publik, ashtu siç parashikon ligji, por vetëm me konkurs të brendshëm në kuadër të universitetit. 

Informacionet thonë se shpallja publike për konkursin për Rektor në UNT të mbajtur javë më parë, është ngjitur vetëm në muret e këtij institucioni, por nuk është publikuar në gazetë, siç parashikon ligji. Pollozhani në postin e Rektorit në këtë universitet, vjen dy vite pasi ka mbajtur postin e ushtruesit të detyrës rektor.

Ligji për arsimin e lartë, në asnjë rast nuk parashikon që mandati i ushtruesit të detyrës Rektor, të zgjasë më shumë se gjashtë muaj. Për më shumë se dy vite në këtë universitet, me ushtrues detyre janë të gjithë dekanatet e fakulteteve.

Exit mobile version