Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (AP-OKB) të mërkurën hodhi poshtë propozimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat kërkuan që në projekt-rezolutën e cila bën thirrje për mbrojtjen e popullit të Palestinës të përfshihet edhe dënim i lëvizjes palestineze Hamas, raporton Anadolu Agency (AA).
Propozimi i SHBA-ve nuk u pranua pasi nuk mori mbështetjen e nevojshme në AP të OKB-së.
Pas hedhjes poshtë të propozimit të SHBA-ve, AP-OKB kaloi në votimin ku u miratua projekt-rezoluta që bën thirrje për mbrojtjen e popullit të Palestinës.
AP-OKB mbajti një seancë të jashtëzakonshme me iniciativën e Turqisë dhe mbështetjen e Algjerisë.
Në seancën e posaçme, u shqyrtua projekt-rezoluta që bën thirrje për mbrojtjen e palestinezëve, e cila më parë u bllokua nga SHBA-të në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Rezoluta u miratua me 120 vota për, 8 kundër dhe 45 vende abstenuan.
Projekt rezoluta, ndër të tjera nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së kërkon që në afat prej 60 ditësh të ndërmarrë hapat e nevojshëm në drejtim të mbrojtjes së civilëve në territoret palestineze, vendosjen e sigurisë dhe mirëqenies dhe krijimin e një raporti në lidhje me mekanizmat e mbrojtjes ndërkombëtare të civilëve.