Problemi me Teatrin Kombëtar të Shqipërisë nuk ka fund, së fundmi, për nesër janë paralajmëruar protesta nga artistë, paraprirë nga Bujar Asqeriu, njofton Portalb.mk.
Në dëgjimin publik që u mbajt sot, për problemin në fjalë, ku të pranishëm janë kryetari i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.
Artisti Robert Ndrenika duke marrë për shembull Teatrin e Shkupit, ka thënë se në Teatrin e Kombëtar të Shqipërisë duhet investim më i madh.
“Teatri i Shkupit ka ndër sallat më të mira, nuk e e di sa sa ka kushtuar, por është më i miri që kam parë deri më sot. Nëse vazhdoni të dëgjoni të gjithë këtu, mendimet e 200 vetëve, s’do arrini në zgjidhje. Merrni regjisorët, arkitektët, skenografët, kërkoni mendim nga ato. Merrni mendim nga grupet e interesit, jo nga unë. Bëni diçka të mirë. Restaurimi kërkon më shumë. Unë isha në premierë në dhjetor, ishte shumë ftohtë, nuk ka kushte”, tha Ndrenika.
Ndërkaq kryetari i Tiranës, Erion Veliaj ka treguar se janë dy zgjidhje: “Ne si bashkësi kemi konvertuar tokën në teatër, dhe tjetra, të jetë teatri pa kullë”, tha Veliaj, i cili paraprakisht njoftoi se për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar, janë ndarë 30 milion euro.
Por kjo kosto nuk e bindi aktorin e madh, Robert Ndrenika.
“Është Monument Kulture dhe oborri, edhe pishat, edhe pishina, mund të riparohen dhe mund të dalë një gjë e shkëlqyer, dhe jo me 30 milion euro. E kam bindjen zotëri Erion, se të kanë gënjyer me ato 30 milion eurot, pavarësisht se the 4-5 fish, nuk është e vërtetë ajo. Maksimumi mund të shkojë 10-15 milion euro, ai Teater qe duan të bëjnë”, tha Ndrenika.
Zaptimi i pronës së Teatrit Kombëtar të Shqipërisë: Të premtën protestojnë artistët
Bujar Asqeriu bën thirrje për protestë: po na grabisin (VIDEO)