Qeveria e Maqedonisë e bëri publike marrëveshjen me Greqinë për emrin e shtetit (VIDEO)

Qeveria e Maqedonisë, pas seancës së sotme e deklasifikoi marrëveshjen me Greqinë për emrin e shtetit, që ende nuk dihet kur edhe ku do të nënshkruhet edhe pse u tha të shtunën, njofton Portalb.mk.

Marrëveshja, e përbërë prej preambulës, 3 pjesë dhe dispozita ekzekutive, me gjithsej 20 nene, e bart titullin “Marrëveshja Përfundimtare për Zgjidhjen e Dallimeve të Përshkruara në Rezolutën 817 (1993) dhe 845 (1993) më Këshillin për Siguri të Kombeve të Bashkuara, për Ndalimin e Vlefshmërisë së Marrëveshjes së Përkohshme nga Viti 1995. Dhe Vendosjen e Partneritetit Strategjik mes Palëve”.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë sonte njëzëri e ka shqyrtuar dhe miratuar raportin për marrëveshje për zgjidhjen e kontestit greko-maqedonas për emrin dhe për partneritet strategjik. Në seancën e sotme, Qeveria ka vendosur ta deklasifikojë marrëveshjen dhe opinioni mundet që të njëjtn ta shohë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Ai shtoi se ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i ka informuar të gjithë anëtarët e Qeverisë për procesin, duke theksuar se marrëveshja “në mënyrë të dinjitetshme e mbron identitetin e përgjithshëm nacional dhe kulturor dhe identitetin e popullit maqedonas”.

Boshnjakovski ka informuar se gjatë ditës së nesërme do të duhej të definohet se në cilën ditë dhe në cilin lokacion do të nënshkruhet marrëveshja.

Marrëveshjen mund ta gjeni në këtë LINK.

Maqedonia Selanikun do të duhet ta thirr Thesanoliki





Qeveria e Maqedonisë, gjatë pasdites së sotme do të mbajë seancë, ku do të deklasifikohet edhe Marrëveshja e emrit, që do të nënshkruhet të shtunën nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Greqisë, Aleksis Cipras, njofton Portalb.mk.

Sipas deklarimeve nga Qeveria e Maqedonisë, Marrëveshja, që fillimisht u refuzua nga opozita maqedonase, VMRO-DPMNE dhe presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, për herë të parë, në versionin origjinal, do të hapet në seancën qeveritare dhe më pas e njëjta të jetë e qasshme edhe për publikun.

Athina publikoi Marrëveshjen para Shkupit

Media greke “Katimerini” doli më e zoja në tërë procesin e bisedimeve për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar të emrit Maqedoni – Greqi. Ishte ajo, e vetmja që publikoi Marrëveshjen për emrin Maqedoni – Greqi, ndërkohë që Qeveria e Maqedonisë të njëjtën do ta publikojë sot.

Përndryshe, Marrëveshja e emrit Maqedoni – Greqi nuk është përkrahur nga opozita greke dhe maqedonase, si dhe nuk do të nënshkruhet nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov. Sipas deklaratës së liderit të partisë shqiptare në pushteti, Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, Marrëveshja do të nënshkruhet të shtunën, në Prespë të Maqedonisë. Pas kësaj, Marrëveshja pritet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë, dhe e njëjta pritet të ndodh më së voni deri të mërkurën.

Athina publikoi Marrëveshjen për emrin: 19 faqe në gjuhën angleze (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button