Komuna e Çairit për herë të parë do të ketë rrugë me emra të personaliteteve të dëshmuara shqiptare të cilët gjatë historisë kanë dhënë kontribut të çmuar për çështjen shqiptare në Ballkan.
Gjatë disa ditëve të ardhshme, gjashtë emrat e personalitevee shqiptare do të marrin rrugët e Çairit, edhe atë ‘13 Gushti- Marrëveshja e Ohrit’ në vend të ‘Roman Kaskalçevi’, në vend të ‘Rifat Burxeviç’ do të jetë emri i shkrimtarit më të madh shqiptar të kohës ‘Ismail Kadare’, emri i rrugës ‘Sevastopollska’ do të ndryshon në rruga ‘Kumbara’, rruga ‘Virgino’ që ndodhet në lagjen e banuar 100 për qind me shqiptar tani më do ta mbaj emrin e themeluesit të shtetit të parë demokratik në Ballkan ‘Fan Noli’, ‘Drvarska’ do të zëvendësohet me emrin e një ndër rrënuesve të sistemit komunist në Shqipëri, ‘Azem Hajdari’, dhe ‘Vodnjanska’ do të jetë ‘Nënë Tereza’.
Lajmin e konfirmon edhe këshilltari i BDI-së në Këshillin e qytetit të Shkupit Qemal Musliu. Sipas tij gjithçka është gati për zbatimin e parë të riemërimit të rrugëve, shesheve dhe urave.
Ndër propozimet ka edhe emra nga personalitete të shquara ndërkombëtare, ndër to vlen të theksohet edhe emri i ish-presidentit amerikan Ronald Regan, dhe me propozim të këshilltarëve të BDI-së, emrin e tij do ta mbaj një rrugë në komunën e Çairit.
Lajmin për ndryshimet e para të emrave të rrugëve e konfirmon edhe zëdhënësi i qeverisë Muhamet Hoxha. Ai thotë se propozimet kanë kaluar në qeveri para gjshtë javëve dhe u ngelet këshilltarëve të qytetit të Shkupit që ti implementojnë ato.
‘Qeveria e Republikës së Maqedonisë i ka dhënë vizë emrave të ri të rrugëve, urave, shesheve dhe objekteve infrastrukturore të kryeqendrës, të miratuara edhe nga Këshillit i Qytetit të Shkupit. Kjo ndodhi më 4 prill, dhe ky vendim paraprakisht kishte kaluar edhe në këshillin e qytetit”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha.
Në listën prej 295 emrave të rinj 44 emra janë të heronjve shqiptarë apo të ngjarjeve të ndryshme që ndërlidhen me shqiptarët.
Mes fazës së parë ka edhe nga një emër nga komuniteti turk dhe romë. Vlen të theksohet se një nga urat do të mbaj emrin e shqiptares më të njohur në botë, Nënës Terezë, dhe kjo do të jetë ura tek Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë. Lista me emrat e rinj u kundërshtua nga opozita maqedonase./Portalb/