Koxias: Pas Shkupit, problemet do t’i zgjidhim edhe me Shqipërinë
“Kemi përfunduar problemet irredentiste me Shkupin”, ka thënë sot në Moskë shefi i diplomacisë greke Nikos Koxias duke shtuar se në radhë është zgjidhja e problemeve me Shqipërinë, transmeton Koha.net.
Kotzias, pas marrëveshjes ndërmjet Shkupit e Athinës për emrin e Maqedonisë, ka thënë “ se e kemi zgjedhur problemin që në fakt ka qenë i vjetër 70 vjet”.
“Është pjesë e kulturës së rajonit tonë që të grindemi rreth emërtimeve. Me këtë marrëveshje e kemi zgjidhur problemin e irredentizmit që ka ekzistuar aty”, citon agjencia serbe e lajmeve Beta të ketë ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë.
Ai ka shtuar pasi ky problem është zgjidhur, në radhë janë çështjet ep zgjidhura me Shqipërinë.
probleme do t’i zgjidh para se të shkoj në pushim. Nëse nuk i zgjidh, nuk ka pushim”, ka thënë Koxias.