Trajneri i kombëtares së Spanjës në futboll, Julen Lopetegui, është shkarkuar një ditë para fillimit të Kampionatit Botëror në Rusi, raporton Anadolu Agency (AA).
Federata e Futbollit të Spanjës mori vendim për shkarkimin e Lopeteguit, por kjo është vetëm edhe një nga shkarkimet e papritura të pozitave të trajnerëve në futbollin spanjoll.
Pikërisht Lopetegui dje edhe zyrtarisht u bë shefi i ri i stafit teknik të Real Madridit, ku para 12 ditëve befasishëm u largua Zinedine Zidane.
Gjatë dy viteve të fundit Spanja me Lopeteguin në pankinë nuk ka humbur asnjë ndeshje, ndërsa ka realizuar 14 fitore dhe 6 barazime.
Ndonëse në Botëror udhëtuan si favorit, sot nuk e dinë kush do t’i udhëheq nga pankina. Mediat spanjolle lajmërojnë se për zgjedhjen më të ngushtë janë Fernando Hierro dhe Albert Celades.