Site icon PORTALB

Rama: Zgjidhja e emrit nuk mund të përjashtojë dakordsinë e faktorit shqiptar

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për Anadolu Agency thotë se ai dhe Qeveria e tij kanë qenë të akuzuar për përfshirje në punët e Brendshme të Maqedonisë, por tha se e vërteta është se ata inkurajojnë çdo zgjidhje të dakordsuar dhe nuk mund të përjashtohet faktori shqiptar për këtë zgjidhje, transmeton Portalb.mk.

“Unë dhe Qeveria ime jemi akuzuar për të kundërtën, domethënë për qëndrim invaziv në çështjet e brendshme të Maqedonisë. Por, e vërteta është se ne në aspektin e emrit inkurajomë çdo zgjidhje të dakorduar dhe kemi shumë besim te Qeveria e Re e Maqedonisë e cila ka demonstruar vizion, kurajo dhe vullnet për të gjetur një zgjidhje, e natyrisht zgjidhja nuk mund të përjashtojë dakordsinë e  faktorit shqiptar dhe jam i bindur se nuk do ta përjashtojë”, tha Rama.

 

Exit mobile version